Ueb-faqja e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit: http://konsumatori.rks-gov.net/index.php
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike/të politikave për mbrojtjen e konsumatorit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së konsumatorit;
1.3. Mbështetë veprimtarinë e organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e konsumatorit;
1.4. Zhvillon sistemin e trajtimit të ankesave të konsumatorëve dhe mjeteve alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin e fushatave për ndërgjegjësimin e konsumatorit, sensibilizimin dhe njoftimin e vazhdueshëm të konsumatorit.
2. Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit është tre (3).