Misioni i Departamentit të Inovacionit është të hulumtojë, propozojë dhe hartojë politika për fushën e inovacionit në nivel kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e linjës, agjencitë implementuese, sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave në fushën e Inovacionit;
1.2. Propozon, harton legjislacionin në fushën e Inovacionit;
1.3. Propozon politika në favor të zhvillimit të aktiviteteve dhe iniciativave inovative;
1.4. Hulumton përkrahë dhe promovon zhvillimin e projekteve në fushën e inovacionit të të gjithë sektorëve me prioritet që kanë ndikim në zhvillim të qëndrueshëm;
1.5. Bashkëpunon me Institucionet Qeveritare për nxitjen, përkrahjen dhe promovimin e produkteve, prodhimeve, proceseve dhe shërbimeve inovative;
1.6. Inicion krijimin e mekanizmave koordinues në mes shkencës, sektorit privat, politikë bërjes dhe shoqërisë civile;
1.7. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet ndërmjet institucioneve publike, komunitetit të biznesit, organizatave qeveritare dhe joqeveritare me mision në Republikën e Kosovës në fushën e inovacionit;
1.8. Krijon politika dhe programe për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrave të Inovacionit;
1.9. Harton politika për përkrahjen dhe promovimin e programeve dhe ideve inovative;
1.10. Harton politika për përkrahjen e të rinjve në ngritjen e kapaciteteve dhe stimulimin e tyre që të orientojë interesimet e tyre lidhur me fushën e inovacionit;
1.11. Harton dhe propozon politika për Fondin e Inovacionit;
1.12. Propozon politika për rregullimin e tregut të brendshëm për produkte e shërbime inovative në të gjithë sektorët, përfshirë masat fiskale dhe jo fiskale.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:
- Divizioni i Inovacionit dhe Teknologjisë
- Divizioni për Hulumtim dhe Zhvillim
Kontakti:
Laura Zherka, Drejtoresh e Departamentit të Inovacionit
Email: laura.zherka@rks-gov.net
Tel: +383 (0)38 200 69510