1. Misioni i Departamentit të Ndërmarrësisë është avancimi i politikave dhe legjislacionitnë fushën e ndërmarrësisë, ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë:
2.1. Propozon dhe harton politika në fushën e ndërmarrësisë, ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme;
2.2. Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e ndërmarrësisë, ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme;
2.3. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet e hartimit të politikave për NVM-të prodhuese dhe shërbyese, në bashkëpunim me institucionet zbatuese;
2.4. Analizon dhe propozon masa përmirësuese në fushën e NMVM-ve;
2.5. Udhëheq dhe koordinon aktivitetet ndërmjet institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit për përkrahje të NMVM-ve;
2.6. Propozon dhe zhvillon projekte në fushën e NMVM-ve;
2.7. Bën hartimin epolitikave për promovimin e sektorit privat;
2.8. Propozon dhe harton politika për zhvillimin e ndërmarrësisë;
2.10. Bashkpunon me institucionet relevante në zhvillimin e politikave të NMVM-ve;
2.11. Monitoron zbatimin dhe implementimin e projekteve të ndërmarrësisë të financuara nga ministria;
2.12. Grumbullon, analizon dhe raporton efektet e investimeve në projekte të ndërmarrësisë nga ministria;
2.13. Propozon, harton programet e trajnimeve që përkrahin avancimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
Në kuadër të departamentit bëjnë pjesë edhe divizionet, si:
- Divizioni për hartim dhe Zhvillim të politikave të NMVM-ve
- Divizioni për Monitorim dhe Vlerësim