Detyrat dhe përgjegjësitë:
1.1 Harton politika, dhe projekte për investimet strategjike dhe investimet e përgjithshme;
1.2 Zhvillon studime, analiza, hulumtime dhe programe të investimeve strategjike, me iniciativën e vet ose në bashkëpunim me institucionet përkatëse;
1.3 Harton legjislacionin për investimet strategjike dhe investimet e përgjithshme;
1.4 Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, harton listën me projekte potenciale të investimeve strategjike në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.5 Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përcjell politikat e iniciativat që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve strategjike, të Diasporës dhe investimeve të përgjithshme;
1.6 Analizon të dhënat dhe informatat lidhur me investimet, për të identifikuar fushat dhe mundësitë për investime në Kosovë;
1.7 Përgatitë materiale dhe publikime të nevojshme për mundësitë e investimeve në Kosovë, si dhe për nxitjen e këtyre investimeve, përfshirë investimet nga Diaspora;
1.8 Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, monitoron zbatimin e programeve, politikave dhe legjislacionit;
1.9 Propozon dhe koordinon aktivitetet për negociatat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtje reciproke të investime.
Në kuadër të Departamentit për Investime janë edhe divizionet:
- Divizioni për Investime Strategjike
- Divizioni për Investime të Përgjithshme
Kontakti:
Shqipron Salihu, Zëvendësues i Drejtorit të Departamentit të Investimeve
Email: shqipron.salihu@rks-gov.net
Tel.: +383 (0) 3820036639