1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Turizmit janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për fushën e turizmit;
1.2. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e dokumenteve strategjike të politikave për zhvillimin e turizmit në Kosovë;
1.3. Ofron propozime dhe promovon ndërkombëtarizimin e turizmit të Kosovës;
1.4. Bënë promovimin dhe marketingun e Kosovës si destinacion turistik;
1.5. Ofron mbështetje për bashkëpunim me asociacionet ndërkombëtare turistike;
1.6. Mbështet dhe promovon bashkëpunimin me regjionet, komunat, shoqatat e turizmit dhe OJQ-të;
1.7. Bënë organizimin e panaireve, konferencave dhe punëtorive nga sfera e turizmit dhe hotelerisë;
1.8. Zhvillon dhe zbaton sistemin e informacionit turistik për të organizuar dhe menaxhuar informatat turistike
1.9. Nxit aplikimin e standardeve të cilësisë për sektorin e akomodimit
1.10. Merret me mbështetjen për zhvillimin e produktit të turizmit dhe projekteve të turizmit në rajone dhe komuna;
1.11. Rregullon veprimtarinë e bizneseve turistike në bashkëpunim me ARBK-në;
1.12. Monitoron dhe matë efikasitetin e masave të politikës mbi konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e turizmit të Kosovës;
1.13. Organizon bazën e të dhënave për potencialet e turizmit dhe hotelerisë;
2. Udhëheqësi i Departamentit të Turizmit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti janë:
- Divizioni për Hartimin e Politikave Turistike;
- Divizioni për Promovim, Zhvillimin e Produktit, Bizneseve dhe Standardeve Cilësore.