Divizioni për Hulumtim dhe Zhvillim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.    Propozon, hulumton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive që lidhen me hulumtimin dhe zhvillimin e ideve dhe projekteve inovative për të gjithë sektorët;
2.    Identifikon dhe kontribuon në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit që lidhet me infrastrukturën e Hulumtimit dhe Zhvillimit të projekteve/programeve Inovative;
3.    Propozon dhe planifikon masa strukturore për hulumtim dhe zhvillim të aktiviteteve të inovacionit;
4.    Ofron mbështetje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe donatorë për Hulumtim dhe Zhvillim në fushën e inovacionit;
5.    Propozon, harton dhe siguron forma të përkrahjes për projekte e punime shkencore nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimin e ideve dhe projekteve inovative;
6.    Koordinon aktivitetet me dikasterët e tjerë të qeverisë;
7.    Në bashkëpunim me DKA-të në komunat përkatëse dhe institutet përkatëse identifikon të rinjtë kreativ dhe të shkathët për të absorbuar njohuri të reja dhe ka për detyrë të gjejë mundësi dhe alternativa për avansimin e njohurive të tyre;
8.    Koordinon dhe ofron mbështetje në nxitjen e bashkëpunimit në mes të sektorit publik, sektorit privat dhe akademisë për përkrahjen e ideve dhe projekteve inovative me përparësi për të rinjtë dhe gratë.
9.    Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimit dhe Zhvillimit, raporton tek Drejtori i Departamentit të Inovacionit.
10.  Numri i të punësuarve në Divizionin për Hulumtim dhe Zhvillim është pesë (5).

 

Kontakti:
Arlinda Alija, Udhëheqëse e Divizionit të Hulumtimit dhe Zhvillimit
Email: arlinda.alija@rks-gov.net
Tel: +383 (0)38 200 69513