Divizioni për Hartim dhe Zhvillim të Politikave NMMV-ve

Vizioni dhe Misioni

Misioni i Divizionit për Hartim dhe Zhvillim të Politikave të NMVM-ve, është të propozoj dhe hartoj politika dhe legjislacionin për rregullimin e tregut të brendshëm, përfshirë masat fiskale dhe jo fiskale për zhvillimin e sektorëve të ndërmarrësisë, gjithashtu edhe hulumtimin dhe identifikimin e projekteve strategjike që kanë impakt në ngritjen e punësimit dhe zhvillimit social dhe ekonomik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për hartim të politikave të NMVM-ve janë:

1.1. Propozon dhe harton politika në fushën e ndërmarrësisë;

1.2. Propozon dhe harton legjislacionin në fushën e ndërmarrësisë;

1.3. Propozon dhe zhvillon projekte në fushën e NMVM-ve;

1.4. Propozon politika për rregullimin e tregut të brendshëm për ndërmarrësi, përfshirë masat fiskale dhe jo fiskale për zhvillimin e sektorëve të ndërmarrësisë;

1.5. Hulumton dhe identifikon projektet strategjike që kanë ndikim (impakt) në ngritjen e punësimit në NMVM-të.