QR CODE-Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike
Fushëveprimtaria e Departamentit të Kontrollit të Tregtisë me Mallra Strategjike
Departamenti për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (DKTMS) është institucion që vepron ne kuadër te të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
DKTMS ushtron veprimtarinë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit për tregtinë me mallrat strategjike, ligjeve dhe akteve tjera nënligjore.
DKTMS ka si fushëveprim kontrollin e eksportit, importit, transitit, trans-shipit, re-eksportin transferimin, ri-transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat me përdorim të dyfishtë, mallrat ushtarake dhe teknologjitë si dhe shërbimet e ndërlidhura për sigurimin e interesave kombëtare të Republikës së Kosovës.
DKTMS mbikëqyr respektimin e traktateve ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe sistemet e lëshimit të tyre, transferimin e armëve konvencionale, si dhe për zbatimin e masave, që synojnë parandalimin e përhapjes dhe përdorimit të këtyre mallrave, për qëllime të kundërligjshme.
DKTMS përgjigjet për zbatimin e politikës qeveritare në fushën e kontrollit të veprimtarive me mallra strategjike.
DKTMS është pikë e kontaktit për bashkëpunimin me shtetet tjera, palë në protokollin e OKB-së, kundër fabrikimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit, pjesëve dhe komponentëve të tyre, si dhe të municioneve.
DKTMS për përmbushjen e detyrimeve ligjore bashkëpunon ngushtë me institucione dhe subjektet tjera rreth të dhënave për transferimet ndërkombëtare të mallrave, të cilat janë të detyruara t'i japin DKTMS-se në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e eksporteve, të gjitha të dhënat dhe ekspertizën e nevojshme.
DKTMS mund t'i përdorë dhe t'i shkëmbejë këto të dhëna me agjencitë tjera ndërkombëtare homologe, vetëm për qëllime të kontrollit të eksporteve dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Shkëmbimi i informacionit për transferimet ndërkombëtare të mallrave nuk duhet të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe me interesa kombëtare.
DKTMS gjatë ushtrimit të veprimtarisë, është e detyruar të ruajë konfidencialitetin për të dhënat dhe sekretet e subjekteve tregtare, objekte të kontrollit.
DKTMS lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet tjera, ndërkombëtare dhe kombëtare, duke respektuar legjislacionin në fuqi.
DKTMS për përmbushjen e detyrimeve ligjore kërkon informacione nga institucionet tjera shtetërore, përfshirë edhe informacione të klasifikuara, vetëm në funksion të ushtrimit të kontrollit të tregtisë me mallra strategjike. Institucionet, të cilat i kanë këto informacione janë të detyruara ta japin informacionin e kërkuar brenda afatit ligjor. Në rast se informacioni nuk mund të bëhet i disponueshëm, brenda këtij afati, në mënyrë të justifikuar, palët bien dakord për shtyrjen e tij në afatin e paraparë ligjor.
DKTMS mund të angazhojë organizma të tjerë shtetërorë gjatë zbatimit të masave të marra në procesin e kontrollit të tregtisë me mallra strategjike , si përfaqësitë, diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës jashtë vendit, me pëlqimin e institucionit të varësisë, si dhe shërbimet e inteligjencies ose struktura të tjera, të specializuara.
Departamenti për tregti me mallra strategjike brenda Ministrisë së Tregtisë dhe In-dustrisë është përgjegjës për zbatimin e politikave të Kosovës rreth zbatimit të kon-trollit të tregtisë me mallra strategjike në të gjitha aspektet e saj. Departamenti kryen këto detyra:
- Regjistron eksportuesit, importuesit e mallrave strategjike dhe ofruesit e shërbimeve të ndërlidhura;
- Propozon ndryshimet dhe azhurnimin e Listës kombëtare të kontrollit;
- Verifikon plotësimin e dokumentacionit të aplikacioneve për licencë pas aprovimit nga Komisioni;
- Përgatit politikat dhe analizat teknike;
- Kryen verifikimet para dhënies së licencës dhe pas dhënies së licencës;
- Shqipton gjobat administrative në rastet e shkeljeve;
- Pezullon licencat;
- Përgatit raportet vjetore;
- Kryen punë administrative për Komisionin; etj.
Kontakti:
Zana Kotorri, Drejtore e Departamentit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike
Email; Zana.kotorri@rks-gov.net ,
Tel: 038 200-36626.
- Divizioni për tregti të mallrave me përdorim të dyfishtë
- Divizioni i Mallrave Ushtarake, Shërbime Strategjike, Transit dhe Brokerim