Divizioni për Monitorim dhe Vlerësim të Politikave të Ndërmarrësisë

Vizioni dhe Misioni

Vizioni dhe Misioni i Divizionit për Monitorim dhe Vlerësim të Politikave të Ndërmarrësisë është të monitoroj dhe vlerësoj zbatimin e politikave për zhvillim të ndërmarrësisë. Monitorimi dhe vlerësimi raportimi për efektet e investimeve të projekteve të financuara informatat e fituara nga monitorimi dhe vlerësimi, krahas analizës së gjendjes dhe identifikimit  të barrierave  janë informatat hyrëse për krijimin e politikës së re, gjegjësisht për përmirësimin e asaj aktuale.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorim dhe Vlerësim janë:

1.1. Harton metodologjinë, sistemin dhe treguesit për monitorimin dhe vlerësimin për zbatimin e politikave për zhvillim të ndërmarrësisë;

1.2. Analizon dhe monitoron zbatimin e politikave për zhvillimin e NMVM-ve në Kosovë;

1.3. Monitoron zbatimin e programeve individuale, projekteve dhe masave proaktive të politikave të NMVM-ve;

1.4. Bën vlerësimin “ex post” të efektivitetit të politikave të NMVM-eve dhe masave të ndërmarra;

1.5. Propozon masa dhe intervenime për përkrahjen e sektorit privat me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë;

1.6. Siguron informata të nevojshme për politikëbërësit lidhur me përmirësimin e politikave të NMVM-ve.