Jump to Main Content
Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i mbajtur dje në Prishtinë është tregues i lartë i angazhimit të të dyja vendeve për forcimin e marrëdhënjeve të mira mes dy vendeve në të gjitha sferat.
Më shumë
Me synimin për të mbështetur realizimin e investimeve të reja në vend si dhe hapjen e planifikuar të 400 vendeve të punës, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, me zv/ministrat Mentor Arifaj e Imri Demelezi si dhe drejtorin e Drejtoratit për Menaxhimin e Pyjeve, Menderes Ibra, realizuan vizitën në biznesin 'Duck to Convenience Kosova'.
Për herë të parë në periudhën e pas-pavarësisë, është bërë zhvillimi i një politike të veçantë industriale. Vendimi për analizat e sektorëve industrial dhe hartimi i Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje te Biznesit 2030, u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është kritik për transformimin gradual të Kosovës, në një ekonomi me të ardhura më të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
Në emër të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit strategjik me pronarin e subjektit Kosmonte Foods, z. Lulzim Begaj.
Inspektorati i Tregut i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë,Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë vitit 2022 ka realizuar 2,830 inspektime te Operatorët Ekonomik në sektorin privat të cilët operojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nga të cilat 1,453 janë realizuar nga inspektorët për kontrollin e tregut të naftës, 732 janë realizuar nga inspektorët për sigurinë e produkteve ndërsa 663 janë realizuar nga inspektorët e mbikëqyrjes së përgjithshme të tregut.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mbajti një fjalë rasti në ngjarjen e organizuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe USAID-i, me ç’rast u bë lansimi i dritares së re për lehtësim financiar “DRITARJA E EKSPORTIT”.