Divizioni për Transport dhe Logjistikë

Divizioni për Transport dhe Logjistikë

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Transport dhe Logjistikë janë:
  1. 1 Krijimi i politikave për shfrytëzimin sa më racional të të gjitha automjeteve që disponon institucioni;
  1. 2 Harton dhe prezanton raportet mujore për shpenzimin e derivateve dhe arsyeton për mbajtjen e evidencës së kilometrave;
  1. 3 Harton dhe prezanton raportin për servisim, gjendjen e veturave të institucionit  përkatës, rekomandimet për mbajtjen në shfrytëzime të

automjeteve ose veprime tjera;

  1. 4 Harton dhe prezanton raportin për të gjitha llojet e sigurimeve që janë kryer, si dhe bën njoftimin për aksidente ose vjedhje të automjeteve;

1 . 5. Harton dhe prezanton raportet për shfrytëzimin e veturave pas orarit të punës dhe bën arsyetimin për shfrytëzimin e veturave për 24 orë;

1.6.  Harton  raportin  mujor përmbledhës për të gjitha automjetet e Qeverisë së Kosovës dhe përmes ministrit, atë ia dorëzon kryeministrit të Kosovës;

1.7. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Ministrisë;

1.8. Mirëmban evidencën e regjistrimit dhe sigurimit të automjeteve, si dhe të gjitha çështjet tjera të logjistikës që kanë të bëjnë me transport;

1.9. Përgatitë raporte për shpenzimet e transportit;

1.10. Menaxhon të gjitha automjetet që disponon MINT, po ashtu mirëmbajtjen,  servisimin dhe regjistrimin e automjeteve;

1.11. Ofron vozitje për të gjithë nëpunësit civil të MINT-së sipas kërkesave të miratuara  nga udhëheqësit e tyre;

1.12. Mirëmban evidencën mbi shpenzimet e karburanteve, servisimeve dhe të gjitha shpenzimet tjera të automjeteve të MINT-së; 

      1.13. Ndërmerr kontrolle periodike dhe ditore me qëllim të verifikimit të zbatimit të rregulloreve dhe Udhëzimit Administrativ mbi Përdorimin e Automjeteve;

      1.14. Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, përfshirë përgatitjen eraporteve;

      1.15. Menaxhon inventarin dhe depot e MINT-së;

      1.16. Menaxhon shërbimet sipas nevojave   për mallra dhe pajisje të zyrës për punë dhe  stafin e MINT-së;

       1.17. Bën menaxhimin dhe përgatitjen për furnizime me të gjithë artikujt e nevojshëm të logjistikës, si furnizim me material të  ndryshëm për nevoja të stafit të MINT-së; 

       1.18. Menaxhon inventarin dhe depot e MINT;

      1.19. Menaxhon shërbimet sipas nevojave  për mallra dhe pajisje të zyrës për punë dhe stafin e MINT;

      1.20. Bën menaxhimin dhe përgatitjen për furnizime me të gjithë artikujt e nevojshëm të logjistikës, si furnizim me material të  ndryshëm për nevoja të stafit të MINT-së;

      1.21. Mbikëqyr punët e sigurimit fizik të objekteve me rëndësi të veçantë, në objektet qeveritare;

2. Udhëheqësi i Divizionit të Transportit dhe Logjistikës raporton te Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Transport dhe Logjistikë është nëntë (9).