Jump to Main Content
Përmbyllja e Javës CEFTA 2025 në Prishtinë, shënoi një ngjarje historike për Kosovën, e cila për herë të parë kryesoi Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Më shumë
Në kuadër të Javës së CEFTA-s me temën ‘’Tregtojmë së bashku, drejt Evropës’’, Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mori pjesë në Takiminin e Komitetit të Përbashkët të CEFTAs, në Prishtinë, me kryesim nga Kosova përmes MINT, dhe pjesëmarrjen e të gjitha Palëve të CEFTA-s, si dhe përfaqësuesve nga DG ENEST të Komisionit Evropian.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, ka marrë pjesë në hapjen e Javës së CEFTA-s, me temën ‘’ Tregtojmë së bashku, drejt Evropës’’.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në hapjen e Edicionit të 8-të të Konventës vjetore të Industrisë së Drurit, një ngjarje që po kthehet në platformën kryesore të bashkëpunimit, inovacionit dhe vizionit për të ardhmen e sektorit të drurit në Kosovë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare - aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, me synim të avancimit dhe promovimit të turizmit malor si segment i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, sportiv dhe social të Republikës së Kosovës.
tel:
Email: