Divizioni i Madhesive Mekanike
Laboratori i masës, kryen testimin dhe verifikimin e mjeteve matëse të masës (peshoreve dhe gramarëve) që janë në qarkullim publik. Verifikimi kryhet në bazë të kërkesës nga subjektet të cilat kanë në posedim mjete matëse të masës (peshore apo gramar).
Laboratori vëllimit dhe rrjedhjes, kryen verifikimin mjeteve matëse të rrjedhjes, siç janë mjetet matëse në pikat shitëse të karburanteve, përkatësisht verifikimin e sasisë së rrjedhjes (litrave) të karburanteve përmes volumetrave, mjetet matëse në autobote, kokat mbushëse në deponitë e karburanteve, verifikimin e mjeteve matëse të gasit, ujëmatësave, etj. Verifikimi kryhet me anë të etalonëve volumetrik të cilët mund të jenë mobil (të montuara në automjete) apo statik, të vendosura në hapsira të përshtatshme në laboratore. Në kuadër të AMK-së janë dy etalon-kombi me të cilët realizohet procesi i verifikimit të pikave shitëse të karburanteve, si dhe dy pajisje testuese për verifikimin e mjeteve matëse të gasit LPG. Gjithashtu ky laborator bënë edhe verifikimin e ujëmatësave, në tavolinën shqyrtuese për verifikimin e ujëmatësave, e cila gjendet në laboratorin e autorizuar për përgatitjen e ujëmatësave për verifikim në KRU “Hidroregjionin Jugor” në Prizren.
Laboratori i forcës dhe presionit – kryen kontrollin ligjor të mjeteve matëse të presionit, siç janë manometrat e presionit për matjen e presionit të gomave në automjetet motorike.
Laboratori i produkteve të parapaketuara
Laboratori i parapaketimeve funksionon në kuadër të AMK-së dhe matjet i realizon duke u bazuar në Rregulloren (MEPTINIS) Nr.03/2020 për produktet e parapaketuara, e cila ka transpozuar Direktivën Evropiane 76/2011/EEC për parapaketime dhe Direktivën 2007/45 EC, si dhe Rregulloren (MEPTINIS) Nr.04/2020 për shishet si enë matëse, e cila ka transpozuar Direktivën Evropiane 75/107/EEC për shishet si enë matëse.
Përkufizimi (shprehja) “Parapaketim” është kombinimi i një produkti me paketimin (amballazhin) individual, në të cilin është vendosur produkti.
Përkufizimi (shprehja) “Shishe si enë matëse” është një enë matëse, zakonshit e quajtur shishe, prodhuar nga xhami ose ndonjë substancë tjetër që ka ngurtësi dhe stabilitet të tillë që ofron garanci të njëjtë sikurse xhami, kur këto enë:
- Janë të mbyllura me tapë ose të dizajnuar që të mbyllen me tapë dhe janë të krijuar për ruajtje, transportim ose dërgim të lëngjeve;
- Kanë kapacitet nominal gjithëpërfshirës ndërmjet 0,05 litra dhe pesë litra, si dhe
- Kanë karakteristika metrologjike (karakteristika të dizajnit dhe njëtrajtshmëri të prodhuar) të tilla që të mund të përdoren si enë matëse , d.m.th. kur të jenë mbushur në një nivel të caktuar ose në një përqindje të caktuar të kapacitetit të tyre më të lart përbërjet e tyre mund të maten më saktësi të mjaftueshme.
Kontrolli i produkteve të parapaketuara dhe shisheve si enë matëse realizohet:
- Në ambientet e paketuesit të produkteve të parapaketuara (në linjat e paketimit) nëpërmjet metodës së kontrollit statistikor, periodikisht në intervale kohe të përcaktuara.
- Në ambientet e importuesit (magazinat) nëpërmjet metodës së kontrollit statistikor, periodikisht në intervale kohe të përcaktuara.
- Në ambientet e shpërndarësit (magazinat e shumicës) nëpërmjet metodës së kontrollit statistikor në mënyrë selektive rastësore.
- Në ambientet e tregtarit me pakicë (markete, dyqane, etj.) nëpërmjet inspektimeve.
Sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr.03/2020 për Produktet e Parapaketuara e cila zbatohet për produktet e parapaketuara që përmbajnë produkte të destinuara për shitje në sasi konstante nominale të njësive të cilat janë të barabarta me vlerat e paracaktuara nga paketuesi, të shprehura në njësi të masës ose vëllimit dhe atë jo më pak se 5 g ose 5 ml dhe jo më shumë se 10 kg ose 10 litra.
Bazuar ne ligjin nr. 06/L-037, “Për metrologjinë”, neni 29 dhe neni 30, produktet e paketuara dhe shishet si enë matëse, mund të hidhen në treg dhe të ofrohen për shitje, vetëm nëse plotësojnë kërkesat metrologjike të përcaktuara me këtë ligj dhe kanë mbishkrimet dhe shenjat e përshkruara deri në kohën e blerjes.
Paketuesi/prodhuesi ose importuesi është përgjegjës për përputhshmërinë e produkteve të paketuara dhe të shisheve si enë matëse me masat e përcaktuara në dispozitat ligjore.
Paketuesi dhe/ose prodhuesi i parapaketimeve me shenjë konformiteti duhet të ndërtojë dhe zbatojë sistemin e tij të kontrollit të sasisë neto të paketimeve ose sistemin e kontrollit të vëllimit neto të shisheve të prodhuara.
Vjollca Ajvazi, zv. Udhëheqës i Divizionit për Madhësi Mekanike dhe Elektrike
Email: vjollca.ajvazi@rks-gov.net;
tel: 038-512827