Divizioni i Madhesive Elektrike
Laboratori i matjeve elektrike, Laboratori i matjeve elektrike, kryen kontrollin ligjor- verifikimin e njehsorëve të energjisë elektrike. Verifikimi i këtyre njehsorëve kryhet nga zyrtarët kompetent nga AMK në Laboratorin e matjeve elektrike në AMK, në laboratorin të KEDS-it të autorizuar nga AMK për përgatitjen e njehsorëve elektrik për verifikim, apo edhe në subjektet ekonomike që janë Trupa Inspektuese të emëruara MINT për vlerësim të konformitetit të mjeteve matëse. Për njehsorët elektrik të energjisë aktive, të cilat janë prodhuar në pajtueshmëri me Rregulloren nr.06/2016 për mjete matëse, verifikimi i parë kryhet nga Trupat Notifikuese të BE-së për vlerësim të konformitetit.
Laboratori i termometrisë – kryen testimin dhe kalibrimin e mjeteve matëse të temperaturës (termometrave) dhe lagështisë relative të cilët përdoren në lëmi të ndryshme si në tregti, industri, shëndetësi, mbrojtje të ambientit, siguri, etj. Laboratori i termometrisë në AMK disponon pajisje të cilat janë të gjurmueshme në shkallën ndërkombëtare të ITS90, realizuar përmes kalibrimeve ndërkrahasuese me institucionet simotra.
Laboratori i Temperaturës ofron shërbime kalibrimi me metodën e krahasimit përmes termometrava etalon që realizon shkallën ndërkombetare të temperaturës ITS90 në brezin prej - 60°C deri ne 1050°C.
Në këtë laborator gjithashtu bëhet kalibrimi i:
- Termometrave me lëng në çelq;
- Termometrave me rezistencë omike;
- Termometrave me termo-çift;
- Termometrave digjital;
- Termometrave me lexim analog, si dhe
- Kalibrimi i termohygrometrave në brezin 15% RH deri me 75% RH.
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, respektivisht Drejtorati i Metrologjisë Ligjore është duke bërë ngritjen e kapaciteteve njerzore të stafit të saj, përmes trajnimeve të ndryshme profesionale nga ekspertë të kësaj fushe, si në laboratoret përkatëse të saj, ashtu edhe jashtë Kosovës në vende të cilat kanë metrologji të zhvilluar.
Këto laboratore vazhdimisht janë duke u kompletuar me etalonë dhe pajisje të cilat përdoren për aktivitete të ndryshme metrologjike.
Laboratori i kohës dhe frekuencës – kryen kontrollin ligjor të mjeteve matëse të shpejtësisë së automjeteve në komunikacionin rrugor – radarët laserik (lidarët).
Vjollca Ajvazi, zv. Udhëheqës i Divizionit për Madhësi Mekanike dhe Elektrike
Email: vjollca.ajvazi@rks-gov.net;
tel: 038-512-827