Divizioni i Vellimit dhe Rrjedhjes

Divizioni i Vellimit dhe Rrjedhjes

Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes në AMK siguron gjurmueshmërinë e matjeve në fushën e vëllimit dhe rrjedhjes, mban dhe ruan etalonet primare për vëllimin dhe rrjedhjen dhe ofron shërbime kalibrimi të mjeteve matëse të vëllimit dhe rrjedhjes, me metodën volumetrike dhe gravimetrike,  dhe atë:

  • Kalibrimi gravimetrik i mikopipetave me diapazon:1 µL deri në 2000 µL;
  • Kalibrimi gravimetrik i mikopipetave me diapazon:1 mL deri në 2000 mL;
  • Kalibrimi i enëve laboratorike (balonave, pipetave, cilindrave, pyknometrave dhe shiringave) me diapazon prej 1 mL deri në 1000 mL;
  • Kalibrimi i etalonëve vëllimor testues me diapason 1 L deri në 20L,
  • Kalibrimin e mjeteve matëse të rrjedhjes;

Ky laborator gjithashtu ofron shërbime të verifikimit për mjetet matëse ligjore dhe atë:

  • Verifikimi i mjeteve matëse në pikat shitëse të karburanteve dhe në depozitat e karburanteve, ujëmatësit dhe matësit e gasit LPG.
  • Laboratori i vëllimit dhe rrjedhjes ka marrë pjesë në ndërkrahasime laboratorike në projekte të EURAMET-it dhe ndërkrahasime laboratorike bilaterale me vendet e BE-së dhe rajonit.

Agim Gjuraj, Udhëheqës i Divizionit të Vëllimit dhe Rrjedhjes

Email: agim.gjuraj@rks-gov.net:

tel: 038/200-36-604