Divizioni i Forces dhe Presionit

Divizioni i Forces dhe Presionit

Laboratori i Forces

Laboratori i matjeve në fushën e forcës është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë në Republikën e Kosovës, kryesisht sektorit të ndërtimit. Aktivitetet primare të laboratorit të forcës  janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të forcës dhe transmetimi i njësisë së forcës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.

Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të serisë së shëndrruesve referntë të forcës në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB (kalibrimi i serisë së shëndrruesve në diapazonin nga 5 kN deri në   3 000 kN është realizuar në Institutet Kombëtare të Turqisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë).

Transmetimi i njësisë së forcës deri tek përdoruesit e fundit realizohet nëpërmjet kalibrimit, duke ndjekur procedura standarde .

Procedurat e Kalibrimeve
Transmetimi i njësisë së forcës tek përdoruesit e fundit realizohet duke i zbatuar procedurat e kalibrimit:

  • Sipas standardit SK EN ISO 7500-1   (Makinat për testim  të materialeve për ngarkesë statike një aksiale në tërheqje dhe shtypje).
  • Sipas standardit SK EN ISO 12390-4  (Makinat e provave në shtypje).

Instrumentet matës dhe pajisjet e përdorura për kalibrim:
• Seri shëndrruesve të forcës në tërheqje dhe shtypje me fushë matjeje nga 5kN, 20kN,50 kN 100kN, 250 kN; 500kN; 600 kN; 2000kN dhe 3000kN;
• amplifikator digjital me saktësi të lartë, GTM LT-digitizer me saktësi matje 0.0025 %
• Softuer  për regjistrimin direkt të vlerave të matjes.

Për kalibrimin e makinave testuese në tërheqje dhe shtypje, laboratori është i pajisur edhe me shumë pajisje ndihmëse për matjen e:

  • Fortësisë së pllakave të metalit
  • Vrazhdësisë së pllakave të metalit,
  •  Rrafshtësisë së sipërfaqes së pllakave të metalit.

Laboratori, realizon sot kalibrimin në breza te caktuara te matjes dhe certifikimin e makinave testuese të materialeve në të gjithë laboratorët e testuese për materiale të ndërtimit.

Laboratori i Presionit

Laboratori i Presionit është  ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të industrisë dhe bizneseve duke u përfshirë në zhvillimet e ndryshme të matjeve për ofrimin e shërbimeve të kalibrimit tek laboratorët e nivelit të mesëm dhe përdoruesit përfundimtarë. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Prishtinës dhe Universitet tjera, Laboratori i Presionit kontribuon në zhvillimin shkencor në Republikën e Kosovës.

Laboratori i presionit  disponon etalonët kombëtare ne fushën e presionit ne Republikën e Kosovës. Objektiv kryesor i Laboratorit të Presionit është ruajtja  dhe mirëmbajtja e etalonëve primarë. Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpërmjet krahasimit/kalibrimit të etalonëve primarë në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësitë Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB.

Duke u  nisur nga pajisjet qe disponon laboratori, ne kryejmë shërbime kalibrimi dhe verifikimi në brezin matës:

Matës presioni:

  • 0.1-100 bar – presion penumatik
  • 1-700 bar presion hidraulik

Barometer (matës i presionit atmosferik)

  • 750-1150 mbar, abs.

Instrumente matëse që kalibrohen/verifikohen në laboratorin e presionit janë:

  • Matës analog të presionit;
  • Matës digjital të presionit
  • Shëndrrues/transmetues të  presionit;
  • Matës analog/digjital i presionit atmosferik.

Verifikimi i saktësisë se mjeteve matëse te përdoruesit realizohet nëpërmjet kalibrimit me procedura te akredituara. Kompetenca e stafit të laboratorit të presionit është e njohur ndërkombëtarisht nga kryerja e krahasimeve ndër-laboratorike që ka kryer ky laborator. Si rezultat i kompetencës profesionale, laboratori i presionit është akredituar nga TÜRKAK (Turkish Accreditation Agency)  ne muajin Shtator 2022, në përputhje të plotë me standardin EN ISO/IEC 17025:2017 me certifikatën e akreditimit         nr.: AB-0273-K.   Aftësitë matëse (CMC) janë përshkruar në tabelat e mëposhtme.

Laboratori i Kohës dhe Frekuencës

Bënë ruajtjen, mirëmbajtjen e standardit kombëtar të kohës dhe frekuencës në Republikën e Kosovës.

Siguron gjurmueshmërinë metrologjike, nëpërmjet transmetimit të njësisë së kohës dhe frekuencës, realizimin e shkallës kohore kombëtare dhe shpërndarja e saj. Verifikimi i instrumenteve matëse të kohës (frekuencës).

Gjithashtu në këtë laborator bëhet edhe verifikimi i saktësisë së Radarve – Lidarve.

Llojet e Verifikimit të Pajisjeve Për Matjen e Shpejtësisë

Pajisjet për matjen e shpejtësisë duhet të verifikohen në tri raste dhe llojet e verifikimit janë:

  • Verifikimi Periodik – verifikimi duhet të bëhet në mënyrë periodike çdo 1 vit dhe para skadimit të vlefshmërisë së certifikatës;
  • Verifikimi i Jashtëzakonshëm – duhet të bëhet kur vërehet ndonjë parregullsi gjatë matjes me pajisjen për matjen e shpejtësisë;
  • Verifikimi pas Servisimit - duhet të bëhet pas kthimit të pajisjes për matjen e shpejtësisë nga servisimi për t’u verifikuar nëse pajisja bën matjet brenda kufirit të lejuar të matjeve dhe është në përputhje me ligjin e metrologjisë nr.03/L-037.

Avdullah Jasiqi, Udhëheqës i Laboratorit të Forces dhe Presionit

Email: avdullah.jasiqi@rks-gov.net:

tel: 038/200-36-604