Jump to Main Content
Ministrja Rozeta Hajdari takoi sot grupin punues ndërministror i udhëhequr nga MINT, për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Investimeve. Me përshëndetje dhe falënderime për punën e tyre të palodhur në hartimin e një strategjie solide të investimeve kombëtare dhe të huaja në Kosovë, Ministrja Hajdari ofroi mbështetjen e saj të plotë, duke i motivuar anëtarët e grupit me vlerësimin e lartë të këtij procesi politikbërës për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Më shumë
Në kuadër të Konferencës “Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës: Prezantimi i Gjetjeve Fillestare dhe Hapat e Ardhshëm”, u mbajt një panel diskutimi i frytshëm me përfaqësues të lartë vendorë dhe ekspertë austriakë nga agjencia kombëtare e financimit për kërkimin dhe zhvillimin industrial në Austri (FFG), i udhëhequr nga z. Kujtim Dobruna, partner menaxhues i ECIKS, me pjesëmarrësit:
Konferenca “Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës: Prezantimi i Gjetjeve Fillestare dhe Hapat e Ardhshëm”, e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me projektin #EnInGeP, mblodhi sot përfaqësues të institucioneve, akademisë, bizneseve, si dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendorë të inovacionit.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë javën e kaluar në pritjet e organizuara nga Ambasada e Austrisë dhe Ambasada e Çekisë, me rastin e shënimit të Ditëve Kombëtare të këtyre dy vendeve mike.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në Konferencën Ekonomike "Një Dekadë e Procesit të Berlinit” më 22 dhe 23 tetor 2024, në Budva, Mali i Z
Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit për bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00.
kontakti:
Lindita Rashiti, zv.Udheheqese
email: lindita.Rashiti@rks-gov.net
tel: 03820036615