Programi i IPA-s

Programimi i IPA-s

Duke u bazuar në mësimet kryesore nga ndihma e jashtme dhe përkrahja për procesin e anëtarësimit, Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta racionalizoj asistencën për vendet që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Për këtë, një instrument financiar për periudhën 2007-2013 ka synuar në ngritjen e efiqiencës dhe koherencës të asistencës së ofruar nën një kornizë të vetme: është krijuar Instrumenti për Asistencë Para-Anëtarësimit. (Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1085/2006 e 17 Korrikut 2006).

Kjo kornizë inkorporon asistencën e mëparshme të para-anëtarësimit dhe të stabilizim dhe asociimit për vendet kandidate (Phare, SAPARD, ISPA dhe Phare CBC, asistencën financiare të para-aderimit për Turqinë) dhe vendet potenciale kandidate (CARDS) duke i respektuar karakteristikat e tyre të veçanta dhe proceset në të cilat ato janë të angazhuara.

Asistenca ofrohet në kuadër të kornizës së Partneriteteve Evropiane të vendeve kandidate potenciale dhe Partneriteteve të Anëtarësimit të vendeve kandidate. IAP konsiderohet si instrument fleksibil dhe kështu ofron asistencë që varet mbi progresin e bërë nga vendet përfituese dhe nevojat e tyre siç tregohen në vlerësimet e Komisionit dhe dokumentet vjetore strategjike.

Për më shumë informata kontaktoni linkun:

http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/index_en.htm