Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
1. Misioni i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme është t’u ofrojë punonjësve në MINT-it kushtet fizike të punës, pajisjet e nevojshme dhe shërbimet mbështetëse për kryerjen e detyrave të tyre, si dhe të sigurojë administrimin e mirëfilltë të dokumenteve të brendshme të MINT-it. Departamenti i mbështet departamentet tjera përmes ofrimit të shërbimeve të TI-së, mirëmbajtjes, logjistikës, administrimit të dokumenteve dhe shërbimet e tjera të ngjashme.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme janë:
2.1 Asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës;
2.2 Ofron shërbime logjistike për ministrinë;
2.3 Menaxhon dhe mirëmban inventarin dhe materialin tjetër në depo, si dhe ofron mbështetje administrative dhe logjistike;
2.4 Siguron zbatimin e procedurave për menaxhim me të gjitha automjetet që disponon MINT, mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
2.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
2.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
2.7. Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lekturimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për ministrinë dhe agjencitë.
3. Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
4. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
4.1 Divizioni për Transport dhe Logjistikë, dhe
4.2 Divizioni i Teknologjisë Informative dhe Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve.
5. Numri i të punësuarve në Departamentin për Shërbime të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19).
Blerim Ibrahimi - Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
email: blerim.ibrahimi@rks-gov.net
Tel: +383 (0)38200-36-619