1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë:
1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjike, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është trembëdhjetë (13).