Divizioni i Prokurimit

1. Misioni i Divizionit të Prokurimit Publik është kryerja e aktiviteteve të prokurimit në MINT dhe shfrytëzimi i fondeve të Autoritetit Kontraktues (MINT) në mënyrë sa më transparente, të drejtë dhe efikase, në përputhje të plotë me Ligjin dhe me rregullat e Prokurimit Publik.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:

2.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

2.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;

2.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;

2.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;

2.5. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale.

3. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

4. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është katër (4).

 

Bexhet Asllanaj, Udheheqes i Divizionit të Prokurimit

Kontakti:
Tel.: +383(0)3820036535 dhe +383(0)3820036513
Email: bexhet.asllanaj@rks-gov.net