1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Rezervave Shtetërore janë:
1.1. Në bashkëpunim me Divizionin për Buxhet dhe Financa, planifikon dhe administron buxhetin për rezerva shtetërore;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për rezerva shtetërore;
1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike te politikave për rezerva shtetërore ;
1.4. Planifikon dhe administron rezervat shtetërore të mallrave dhe rezervave obligative të naftës së papërpunuar.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Rezervave Shtetërore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Rezervat Shtetërore të Mallrave;
3.2. Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës së Papërpunuar.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Rezervave Shtetërore është gjashtë (6).