Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave
Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisin si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e se drejtës ndërkombëtare.
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për rezerva shtetërore të mallrave ;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve strategjike të politikave për rezerva shtetërore të mallrave;
1.3. Harton programin vjetor të rezervave shtetërore të mallrave dhe siguron zbatimin e tij;
1.4. Mirëmban listën e produkteve që janë rezervë shtetërore e mallrave ;
1.5. Siguron krijimin e rezervave shtetërore të mallrave, ripërtëritjen dhe përdorimin e tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës;
1.6. Siguron përmbushjen e obligimeve kontraktuale për rezerva shtetërore të mallrave;
1.7. Kujdeset për sigurimin e kushteve dhe hapësirave të nevojshme për deponimin dhe ruajtjen e mallrave të rezervës si dhe për sigurimin fizik të tyre.
Kontakti:
Ekrem Avdyli, Udhëheqës i Divizionit,
e-mail: Ekrem.avdyli@rks-gov.net
tel.038 200 36613