Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës

Divizioni për Rezerva Obligative të Naftës 

Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisin si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e se drejtës ndërkombëtare.   

Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës  përcaktohen obligimet për të ofruar një nivel të lartë të sigurie  të furnizimit me naftë të papërpunuar dhe/apo produkte të naftës në Republikën e Kosovës, me anë të formimit dhe menaxhimit të rezervave minimale të naftës së papërpunuar dhe/apo produkteve të naftës.

Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës  siguron bazën për formimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të obligueshme të naftës në përputhje me Direktivën e Këshillit 2009/119/EC të shtatorit 2009 për vendosjen e detyrimit për Shtetet Anëtare për të ruajtur rezervat minimale të naftës së papërpunuar dhe/ ose të produkteve të naftës.

Divizioni për Rezervat te Detyrueshme te Naftës  rregullon procedurat e nevojshme për intervenim në rast të mungesës së madhe të produkteve të naftës në tregun e Republikës së Kosovës.

  • 1.1. Udhëheq dhe organizon punën e Divizionit te Rezervave te detyrueshme te Naftës te lidhur me zhvillimin e politikave dhe strategjive;
  • 1.2. Koordinon dhe kontrollon punën e  zyrtareve dhe punonjësve te tjerë ne varësi te tij;;
  • 1.3. Kryen pune profesionale për punën me komplekse nga fushe veprimtaria e Divizionit te zhvillimit te politikave dhe strategjive ;
  • 1.4. Punon dhe merr pjese ne përpilimin e Planit strategjik për rezervat e detyrueshme ;
  • 1.5. Programit  vjetor dhe bën analiza me qellim te avancimit te funksionalitetit te Divizionit te rezervave e detyrueshme  ne zhvillimin e politikave dhe strategjive ;
  • 1.6. Përcjell ne vazhdimësi realizimin e strategjisë dhe programit vjetor te rezervave minimale te detyrueshme  te naftës se papërpunuar dhe /ose produkteve te naftës.
  • 1.7. Merr pjese ne hartimin e raportit vjetor dhe raporteve te tjera sipas kërkesës se Drejtorit për gjendjen e rezervave e detyrueshme  shtetërore dhe menaxhimin e tyre

Adem Krasniqi, Udhëheqës i Divizionit,

email: adem.krasniqi@rks-gov.net,

tel: 038 200-36613