Agjencia Kosovare e Standardizimit - AKS

Agjencia Kosovare e Standardizimit - AKS

Web:   http://aks.rks-gov.net/

Misioni dhe vizioni i AKS, është zhvillimi, adoptimi dhe miratimi i standardeve dhe stimulimin e fuqishëm të zhvillimit ekonomik, duke krijuar bazë për konkurrencë në rajon dhe më gjerë. Është një ndër komponentët kryesore të infrastrukturës së cilësisë, e cila siguron platformë për zhvillimin e standardizimit, duke mbështetur sigurinë dhe cilësinë e produkteve, proceseve dhe shërbimeve përmes standardeve. 

1. AKS është organ i pavarur dhe i vetmi si i tillë i administratës shtetërore, përgjegjës për standardizim në Republikën e Kosovës, i cili përfshinë zhvillimin, njohjen, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve për të gjithë sektorët e ndërlidhur me dispozitat e këtij ligji, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

2.         Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Standarde, Promovim dhe Integrim janë:

2.1.      zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e standardizimit;

2.2.      hartimi, zhvillimi, adoptimi dhe miratimi i standardeve kosovare;

2.3.      mbështetë punën e këshillit profesional të standardizimit dhe komiteteve teknike;

2.4.      zbatimi i politikave dhe procedurave të standardizimit;

2.5.      promovimi dhe marketingu i standardeve, si dhe komunikimi me palë;

2.6.      nxitja e studimeve për futjen e standardizimit në fusha të reja në të cilat industria dhe ekonomia kosovare ka nevojë, si në mbrojtjen e mjedisit, ergonomi, terminologji, universitete, etj.;

2.7.      mbështet notifikimin e standardeve në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit si dhe në organizatat tjera që kanë të bëjnë me standarde;

2.8.      bashkëpunimi me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit, si dhe me organizatat tjera që kanë të bëjnë me standarde;

2.9.      përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e AKS me organizatat e standardizimit;

2.10.    digjitalizimi i standardizimit (databaza; ueb faqja; rrjetet sociale; etj.);

2.11.    menaxhimi i aktiviteteve tjera të standardizimit, të përcaktuara me ligjin përkatës për standardizim.


Në kuadër të agjencisë janë:

- Departamentit për Standarde, Promovim dhe Integrim

- Divizioni për Standarde 

- Divizioni për Promovim dhe Integrim 

Kontakti:

Albina Jashanica , Zv. Drejtore e Përgjithshëm 
Tel:     +383(038) 200 36-539
Email: Albina.Jashanica@rks-gov.net
Web:   http://aks.rks-gov.net/