Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në fushëveprimtarinë e saj ka pos tjerash edhe promovimin e investimeve. KIESA, u ofron mbështetje investitorëve vendor dhe të huaj në grumbullimin e informatave lidhur me fushën e investimeve që ata synojnë për të investuar në Kosovë, në procedurat e regjistrimit të biznesit, dhënien e informatave për legjislacionet që kanë të bëjnë me Investimet e Huaja Direkte (IHD), nxjerrjen e informata specifike makro-ekonomike, si dhe ofrimin e shërbimeve tjera të nevojshme për realizimin e investimit të tyre.
Kosova ofron ambient të përshtatshëm të të bërit biznes siç janë fuqia punëtore e re dhe e motivuar, tregu i lire dhe qasja pa tarifa doganore në tregun e Bashkimit Evropian, taksat ndër më të ulëta në rajon si dhe procedurat e lehta të bërit biznes.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vazhdimësi mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë aktivitete substanciale për lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë.
Për më shumë informacion rreth mundësive për investime në Kosovë ju lutem vizitoni ueb faqen : kiesa.rks-gov.net