Raporto barrierat tregtare

Ueb-platformë për adresimin dhe eliminimin e shpejt të barrierave tregtare

http://raportobarrierat.rks-gov.net/mainlist.php

Bizneset kosovare tanimë do të kenë shumë më të lehtë adresimin e barrierave tregtare gjatë eksportit, importit apo kalimit transit më mallrat e tyre. Kjo është mundësuar nga Departamenti i Tregtisë në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, i cili në bashkëpunim më projektin e BE-së për mbështetjen e mëtutjeshme të Politikave Tregtare ka krijuar ueb-platformën e re e cila do t’i shërbej bizneseve në Kosovë që përmes këtij instrumenti t’i adresojnë për zgjidhje në një afat rekord të gjitha barrierat tregtare që hasin bizneset kosovare gjatë eksportit, importit apo kalimit transit me mallrat e tyre në shtetet tjera, qoftë nga pika kufitare apo diku tjetër.

Ky mekanizëm apo instrument do të bën të mundur komunikimin në kohë reale të pengesave me të cilat ballafaqohen bizneset gjatë realizimit të transaksioneve ndërkombëtare, pra gjatë eksportit, importit, dhe transitit. Kjo do të bën të mundur që institucionet relevante qeveritare konkretisht MTI të reagojë shpejt në marrjen e masave të nevojshme për evitimin e barrierave/problemeve në transaksionet ndërkombëtare, duke e adresuar rastin në mënyrë të shpejt përmes mekanizmit të CEFTA-se te vendi aplikues i barrierës. Sa me shpejt se raportohet rasti nga bizneset në ketë platformë, aq me shpejt MTI do te adresoje atë për zgjidhje. Në këtë mënyrë, do të evitohen kostot për bizneset në kuptimin kohorë dhe financiare gjatë realizimit të eksportit apo importit.

Departamenti i Tregtisë mbanë komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sektorit privat qoftë nga sektori bujqësor edhe nga ai industrial apo edhe nën sektor te tjerë, duke i zgjidhur problemet e tyre tregtare, përmes mekanizmit të CEFTA-së, por gjithherë të varur nga bizneset se sa ata kanë arrit të jenë efektiv në kuptimin e kohës për ta adresuar rastin tek Departamenti i Tregtisë.

Përfitues kryesor të kësaj platforme janë bizneset, të cilat në kohë reale do të jenë në gjendje të komunikojnë barrierat me të cilat ballafaqohen jashtë vendit. Gjithashtu, edhe institucionet relevante, veçanërisht ato të lidhura me tregtinë, nga kjo platformë do të marrin informacionet relevante që do t’u shërbejnë për të përmirësuar qasjen e bizneseve të Kosovës në tregjet e jashtme.

Kjo ueb-platformë, është funksionale me linkun e saj; http://raportobarrierat.rks-gov.net/mainlist.php përveç kësaj do të vendoset në të gjitha ueb faqet relevante e institucioneve relevante të lidhura më politika tregtare, duke përfshirë këtu edhe shoqatat e bizneseve, dhe informatat e mbledhura nga kjo platformë do ta bëjnë pozitën e Kosovës në institucionet ndërkombëtare kryesisht në CEFTA më substanciale, ndërsa bizneseve punën më të lehtë.

“Platforma është shumë praktike. Thjeshtë një biznesi i duhet të ketë qasje në internet dhe për pak minuta të bartë në platformë informatat e tija lidhur me problemet e tija kudo që është ai” madje edhe përmes telefonit.