Divizioni për Komunikim Publik

1. Divizioni për Komunikim me Publikun ka për mision ndërmarrjen e veprimeve për prezantimin e politikave ministrore, nëpërmjet komunikimit në kohën e duhur, në mënyrë që publiku të informohet për politikat ministrore për të drejtat e përgjegjësitë e tij ndaj institucioneve, por edhe për të shprehur  pikëpamjet e tij duke komunikuar me vendimmarrësit.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë :

2.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;

2.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikit të ministrisë;

2.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale;

2.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të Ministrisë;

2.5. Koordinon dhe vlerëson kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatit raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike;

2.6. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale.

3. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

4. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim Publik është tre (3).


Kontakt:

Bajram Shala, Udhëheqës për Komunikim me Publikun
Tel:      +383 (0)38 200 36543
Email: bajram.shala@rks-gov.net


Driton Bublaku, Zyrtar Multimedial
Tel.: +383 (0)38 200 36512
Email: driton.bublaku@rks-gov.net
 

Elhami Ismajli, Zyrtar për Informim dhe Monitorim të Mediave
Tel.: +383 (0)38 200 36512
Email: elhami.ismajli@rks-gov.net